U raportua se e sulmoi ariu, por ekspertiza zbulon plagë nga armë zjarri në trupin e 53-vjeçarit në Shqipëri

U raportua se e sulmoi ariu, por ekspertiza zbulon plagë nga armë zjarri në trupin e 53-vjeçarit në Shqipëri

Written by

in

Një 53-vjeçar nga Bulqiza u gjet i pajetë ditën e djeshme në malin e Bulqizës dhe u tha se e sulmoi ariu në mal.

Pas ekspertizës mjeko-ligjore të kryer në Tiranë, dyshohet se në trupin e viktimës është konstatuar një plagë e shkaktuar nga armë zjarri, me një predhë plumbi në gjoksit.

Prokuroria dhe grupi hetimor po vijojnë punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e vdekjes./A2CNN

Burimi: Dukagjini