
Mbi 37 kilogramë heroinë, të ndarë në 62 paketime, pesë persona të arrestuar dhe një ngarkesë droge që dyshohet se kishte mbërritur nga Azia në Kosovë. Një operacion i madh i antidrogës, i zhvilluar në Ferizaj dhe Prishtinë, ka goditur një grup të dyshuar kriminal me përbërje ndërkombëtare. Vlera e narkotikëve të sekuestruar në treg vlerësohet në rreth 550 mijë euro.
Të arrestuarit janë Iskender Sale 43 vjeçar, Faton Sopa 67 vjeçar , Ali Cesuruglou 50 vjeçar, Veton Sopa 36 vjeçar dhe Agron Elezi 55 vjeçar.
Operacioni është shtrirë në rajonet e Ferizajt dhe Prishtinës, ku janë kontrolluar pesë lokacione të dyshuara.
Pamje nga aksioni.
Burimi: Insajderi