“S’du me hy në gjynah…”/ Xuxi flet për namazin e banorëve aktualë në BBVK (VIDEO)

“S’du me hy në gjynah...”/ Xuxi flet për namazin e banorëve aktualë në BBVK (VIDEO)

Written by

in

“S’du me hy në gjynah...”/ Xuxi flet për namazin e banorëve aktualë në BBVK (VIDEO)

Banori i edicionit të 4-të të Big Brother VIP Kosova, këngëtari Xuxi, ka folur për rëndësinë e fesë dhe praktikimin e namazit gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në vend.

Në emisionin dhe podcastin “BIG CAST” në Klan Kosova, gazetarja Blinera Vitija e pyeti nëse banorët mund ta fitojnë Big Brother-in apo të arrijnë deri në finale pa u mbështetur te Zoti dhe pa u lutur.

Xuxi, i cili gjatë edicionit të kaluar ishte ndër banorët që praktikonte namazin brenda shtëpisë së BBVK-së, theksoi se besimi dhe falja janë pjesë e përditshmërisë së tij.

“Unë nuk jam lut me shku në finale. Unë e kam përditshmëri. Praktikimi i fesë islame, namazi, është i përditshëm, i përjetshëm… Ti lutesh, por padyshim, kurrë në jetën tem, as me m’shku menja me u lutë ‘ishalla e fitoj’. S’mundet në namaz me të shku diçka e tillë në mendje”, u shpreh ai.

Këngëtari tha nuk e di nëse dikush nga banorët aktualë të BBVK5 janë praktikues të fesë islame.

“Nuk du me hy në gjynah se a është dikush në atë shtëpi duke u falë”, u shpreh Xuxi.

Më shumë nga kjo bisedë mund të ndiqni në videon e mëposhtme: