Inspektorati ndalon punimet në dy objekte ndërtimi, një në Prishtinë dhe një në Viti

Inspektorati ndalon punimet në dy objekte ndërtimi, një në Prishtinë dhe një në Viti

Written by

in

Inspektorati ndalon punimet në dy objekte ndërtimi, një në Prishtinë dhe një në Viti

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në dy objekte ndërtimi, një në Prishtinë dhe një tjetër në Viti, pas konstatimit të parregullsive dhe mungesës së masave të nevojshme për sigurinë e punëtorëve.

Sipas njoftimit të Inspektoratit, vendimet për ndërprerjen e punimeve janë marrë pas inspektimeve të realizuara në terren, ku janë evidentuar shkelje të kërkesave për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Punimet në të dy objektet do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

Inspektorati u ka bërë thirrje punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të sigurojnë mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së punëtorëve në vendet e tyre të punës. /Insajderi.org/

Burimi: Insajderi