
Një operacion hetimor kundër lojërave të fatit është duke u zhvilluar në Rajonin e Prizrenit, nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prizren.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai ka bërë të ditur se hetimet po zhvillohen nga Sektori Rajonal i Hetimeve, në bashkëpunim me stacionet policore dhe njësitë e tjera të Policisë në këtë rajon.
Detaje të tjera rreth operacionit pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të veprimeve hetimore, në koordinim me Prokurorinë.
“Një operacion hetimor kunder lojrave të fatit është duke u zhvilluar në Rajonin e Prizrenit, nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prizren. Hetimet po zhvillohen nga Sektori Rajonal i Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, me mbështetjen dhe ndihmën e stacioneve policore dhe njësive të tjera policore të Rajonit të Prizrenit. Informacione të tjera lidhur me operacionin do të bëhen të ditura pas përfundimit të veprimeve hetimore dhe në koordinim me Prokurorinë kompetente”, ka thënë ai.
Burimi: Insajderi