Sipas Agjencisë, raporti thekson se trajtimi i këtyre ankesave vazhdon të bëhet në mënyrë të pavarur dhe efikase.
Agjencia ka theksuar se Komisioni Evropian vlerëson se kuadri ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale është në masë të madhe i harmonizuar me Rregulloren e Përgjithshme të Bashkimit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR).
Megjithatë, në raport thuhet se nevojiten përpjekje të mëtejshme për harmonizimin me Direktivën e BE-së për Zbatimin e Ligjit, ndërsa kapacitetet e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Vlerësohen si të përshtatshme.
Agjencia ka bërë të ditur se raporti evidenton edhe miratimin e legjislacionit sekondar dhe zgjerimin e kapaciteteve të stafit, por thekson se nevoja për personel shtesë mbetet e theksuar, veçanërisht për shkak të sfidave gjithnjë në rritje në fushën e mbrojtjes së privatësisë.
Sipas raportit, Agjencia ka përmirësuar reagimin e institucioneve publike dhe subjekteve private, kryesisht si rezultat i rritjes së ndërgjegjësimit.
Po ashtu, Komisioni Evropian vlerëson se Agjencia duhet të konsultohet në mënyrë sistematike gjatë hartimit të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale.
Burimi: RTKLive
