Mbyllet përkohësisht një rrugë në Klinë për dy ditë, Komuna njofton për segmentin dhe orarin

Mbyllet përkohësisht një rrugë në Klinë për dy ditë, Komuna njofton për segmentin dhe orarin

Written by

in

Komuna e Klinës ka njoftuar se të premten dhe të shtunën, më 6 dhe 7 nëntor, do të mbyllet përkohësisht për qarkullimin e automjeteve një segment i rrugës “Sadik Rama”, për shkak të punimeve të asfaltimit.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Urbanizmit, mbyllja do të përfshijë segmentin nga kryqëzimi me rrugën “Epopeja e UÇK-së” deri te kryqëzimi me rrugën “Haxhi Zeka”.

Qarkullimi në këtë pjesë të rrugës do të jetë i ndaluar nga ora 09:00 deri në orën 17:00, gjatë të dy ditëve.

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalizimin dhe udhëzimet në terren. /Telegrafi/