
Real Madridi është i shqetësuar për gjendjen fizike dhe rënien e formës së yllit brazilian, Vinicius Junior. Klubi mbretëror po analizon me kujdes strukturën fizike të 26-vjeçarit për të kuptuar nëse ndryshimet trupore kanë ndikuar drejtpërdrejt në shpejtësinë dhe paraqitjet e tij në fushë.
Sulmuesi është i vetëdijshëm për momentin negativ që po kalon, ndërsa trajneri Jose Mourinho është i gatshëm ta ndihmojë të rikthehet në nivelin e tij më të mirë. Sidoqoftë, tekniku portugez nuk e përjashton mundësinë e lënies së tij në stol nëse nuk sheh përmirësim të menjëhershëm.
Mourinho i ka dhënë brazilianit një afat prej një muaji për të dëshmuar veten. Përballjet e vështira të muajit dhjetor, veçanërisht ndeshjet ndaj Athletic Bilbaos dhe Arsenalit, pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e tij në formacionin bazë.
Ndërkohë, synimi kryesor i Mourinhos mbetet rikthimi i Viniciusit në majat e futbollit, pa penguar hapësirën dhe zhvillimin e anësorit tjetër, Diomande.
Burimi: Sinjali