
E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori.
Sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane, në këtë takim është theksuar rëndësia e ruajtjes së një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet në Kosovë.
Takimi është bërë i ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Facebook. /Klankosova.tv