Strategjia për apelin mblodhi deputetët, gazetarja Bellagoshi jep detajet (VIDEO)

Strategjia për apelin mblodhi deputetët, gazetarja Bellagoshi jep detajet (VIDEO)

Written by

in

Strategjia për apelin mblodhi deputetët, gazetarja Bellagoshi jep detajet (VIDEO)

Takimi i grupit punues për strategjinë shtetërore për apelimin e aktgjykimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka nisur në orën 10:00 në ndërtesën e Qeverisë.

Ky grup kryesohet nga ministri i Jashtëm Glauk Konjufca.

Gazetarja e Klan Kosova, Qendresa Bellagoshi, ka dhënë informacione për këtë takim që pritet të jetë gjithditor.

“Që nga ora 10:00 ka nisur takimi i grupit punues për të hartuar strategjinë shtetërore, e cila do të shërbejë për të gjitha institucionet e vendit se si të veprojnë dhe të përballen në procesin gjyqësor në apelin në Hagë për katër krerët e UÇK-së të dënuar në shkallën e parë”, tha Bellagoshi.

Ajo potencoi se takimi është paralajmëruar të jetë i gjatë, disa orësh ose gjithëditor.

Ndër të parët në objektin e qeverisë ka arritur kryesuesi i këtij grupi, ministri i Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministri, Glauk Konjufca.

Sipas gazetares, Konjufca nuk ka dhënë deklaratë në hyrje, pasi është paralajmëruar se do të jenë shumë të rezervuar për shkak të konfidencialitetit, të dhënave të ndjeshme dhe rëndësisë që ka kjo çështje në aspektin vendor dhe ndërkombëtar.

Në këtë grup pjesëmarrës janë parë edhe Vlora Çitaku e PDK-së, Bekë Berisha nga Aleanca, Adnan Rrustemi nga Vetëvendosje, si dhe pjesëtarë nga komuniteti jo-serb dhe jo-shumicë.

“Asnjëri prej pjesëmarrësve (as nga pozita e as nga opozita) nuk kanë pranuar të deklarohet në hyrje; disa u arsyetuan se mbërritën me vonesë, kurse të tjerë thanë se deklarimet mund t’i bëjnë pas përfundimit të takimit”, u shpreh Bellagoshi.

Qëllimi i dokumentit/strategjisë është shqyrtimi se çfarë duhet të bëjë secili institucion veç e veç dhe cili do të jetë roli i tyre në këtë gjykim apo përballjen në apel.

“Të gjitha idetë që vlerësohen se duhet të jenë pjesë e kësaj strategjie do të shndërrohen në një dokument të vetëm (strategji), i cili më pas do të bëhet obligativ për t’u zbatuar nga të gjitha institucionet përkatëse”, deklaroi gazetarja e Klan Kosova.

Ndiqeni raportimin e Qendresa Bellagoshit: