
Qytetarët kanë filluar të mblidhen në Prishtinë për të protestuar kundër vrasjes së grave dhe për të kërkuar drejtësi e përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt.
Gazetari i Klan Kosova, Kastriot Tahiri, i cili po e përcjell nga afër protestën, ka raportuar se protestuesit derisa po mblidhen, kanë lëshuar edhe audion e Arlinda Zekajt, në të cilën ajo dëgjohet duke kërkuar ndihmë në stacionin policor në Pejë.
“Këtu janë mbledhur një grup qytetarësh, të cilët lëshuan audion e Arlinda Zekajt në të cilën dëgjohet ajo teksa kërkon ndihmë në stacionin policor në Pejë… Suspendimet sipas protestuesve nuk mjaftojnë, tashmë sipas tyre do të duhej të kishte edhe shkarkime dhe të dërgohen në burg të gjithë ata që nuk arritën të ofrojnë siguri për Arlinda Zekajn…” – tha gazetari.