Drake mohon se është babai i fëmijës që po pret ish-partnerja e tij

Drake mohon se është babai i fëmijës që po pret ish-partnerja e tij

Written by

in

Drake mohon se është babai i fëmijës që po pret ish-partnerja e tij

Reperi kanadez Drake ka mohuar pretendimet se është babai i fëmijës që po pret ish-partnerja e tij, këngëtarja Kecia Sande.

Sande ka bërë të ditur se është në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe se pret një djalë, por nuk ka zbuluar identitetin e babait të fëmijës.

Mungesa e këtij informacioni nxiti spekulimet në rrjetet sociale se babai mund të ishte Drake, me të cilin këngëtarja ka pasur një lidhje në të kaluarën.

Megjithatë, përfaqësuesi i reperit 39-vjeçar i ka hedhur poshtë këto pretendime. Në një deklaratë për revistën “People”, më 6 tetor, ai u shpreh shkurt: “Është e rreme”.

Ndërkohë, Sande ka folur për partnerin e saj aktual në një intervistë për “Hello! Canada”, duke e përshkruar si një person shumë të zgjuar dhe jashtëzakonisht kreativ. Ajo ka treguar se do të dëshironte që djali i saj të trashëgonte prej tij lëvizjet dhe stilin.

Lidhja mes Sande dhe Drake daton prej vitesh. Emri i këngëtares është lidhur shpesh me këngën e reperit “In My Feelings” dhe vargun e njohur “Kiki, a më do?”. Në vitin 2022, gjatë festivalit OVO Fest, Drake e kishte ftuar atë në skenë, duke e prezantuar si “të dashurën e tij të parë”.

Reperi është tashmë baba i një djali, Adonis Graham, nga marrëdhënia me artisten franceze Sophie Brussaux. Drake e konfirmoi publikisht atësinë në vitin 2018, përmes këngës “March 14”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Drake mohon se është babai i fëmijës që po pret ish-partnerja e tij appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali