Bogujevci takon ambasadorin e BE-së, në fokus kultura dhe turizmi

Bogujevci takon ambasadorin e BE-së, në fokus kultura dhe turizmi

Written by

in

Në takim është diskutuar për promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës, zhvillimin e turizmit dhe pjesëmarrjen e vendit në programin “Evropa Kreative”.

Ministrja Bogujevci ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së Bashkimit Evropian dhe avancimit të projekteve në sektorët e kulturës dhe turizmit.

Ndërkaq, ambasadori Schuebel ka ritheksuar përkushtimin e BE-së për të ardhmen evropiane të Kosovës, duke nënvizuar se mbështetja evropiane përfshin edhe këta sektorë.

Burimi: RTKLive