Kurti pjesë e një paneli në Forumin e Paqes në Paris, flet për demokracinë dhe zhvillimin ekonomik

Kurti pjesë e një paneli në Forumin e Paqes në Paris, flet për demokracinë dhe zhvillimin ekonomik

Written by

in

Kurti pjesë e një paneli në Forumin e Paqes në Paris, flet për demokracinë dhe zhvillimin ekonomik

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies After War”, në Forumin e Paqes në Paris, së bashku me Carlo Monticelli, Guvernator i Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës.

Në fjalën hyrëse, sipas njoftimit nga Zyra për media në Kryeministri, Kurti foli për rëndësinë e demokracisë dhe zhvillimit ekonomik e shoqëror, duke thënë se ato nuk duhet të sakrifikohen për hir të stabilitetit.

Sipas njoftimit, Kurti theksoi se është jetike që qytetarët të jenë gjithmonë përfitues në fund, ndërsa shtoi se infrastruktura është platformë për zhvillim, duke përmendur mes tjerash si shembull rëndësinë e arsimimit cilësor.

Kryeministri Kurti foli për zhvillimin ekonomik duke thënë se rritja e Bruto Produktit Vendor në çerekun e parë të vitit ishte 5.4%, ndërkaq në çerekun e dytë 4.1% dhe asnjëherë nën 4%.

Për zhvillimin e shoqërisë, kryeministri Kurti tha se është e rëndësishme që arsimi dhe ekonomia të ecin krah për krah. Ai përmendi uljen e diferencës ndërmjet pagës më të lartë dhe më të ulët nga 20 me 1 para kësaj qeverisjeje në 4 me 1 sa është aktualisht.

“Teksa tha se në Kosovë janë rreth 20 mijë gra viktima të dhunës seksuale, që u përdor si armë lufte nga aparati shtetëror i Serbisë, kryeministri Kurti theksoi se përveç dënimit të kriminelëve, është e rëndësishme jetike që viktimat të trajtohen e rehabilitohen.”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv