Në takim u diskutua për aspektet përgatitore, nga bashkërendimi institucional deri tek infrastruktura e nevojshme për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.
“Morëm këshilla për veprimet dhe vendimet që duhet t’i kemi prioritet, përfshirë qeverisjen dhe menaxhimin, planifikimin e prokurimit dhe zbatimin. Caktimi i afateve dhe ndarja e përgjegjësive, sikurse kostot dhe burimet e financimit, duhet të jenë të qartësuara për rrugën përpara”, tha kryeministri Kurti.
Kryeministri Kurti shtoi se me marrëveshjen e kredisë me AFD-në për investime infrastrukturore në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare dhe Deklaratës së Synimit për themelimin e Komitetit të përbashkët për këto lojëra, të nënshkruara në fund të muajit korrik, Franca është partnere e rëndësishme për organizimin e “Prishtina 2030”, njofton Zyra e Kryeministrit.
Burimi: RTKLive
