Vizita e Listës Studentore, Ramadani: Provokim i rëndë nga Serbia, të qartësohet si hynë në Kosovë

Vizita e Listës Studentore, Ramadani: Provokim i rëndë nga Serbia, të qartësohet si hynë në Kosovë

Written by

in

Vizita e Listës Studentore, Ramadani: Provokim i rëndë nga Serbia, të qartësohet si hynë në Kosovë

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, njëherësh anëtar i Komisionit Parlamentar për Siguri, ka kërkuar përgjegjësi nga ana e institucioneve për hyrjen në Kosovë të një grupi serbësh, që u tha se janë nga Lista Studentore.

Një veprim të tillë, ai e ka cilësuar si provokim të rëndë Serbisë, derisa nga institucionet e vendit është kërkuar që të qartësohet se si hynë ata në Kosovë.   

“Pavarësisht nëse janë nga Lista e Studentëve, e Vuçiqit, Daçiqit, Vulinit apo dreqit e të birit, politikanët e Serbisë nuk guxon të lejohet të futen në Kosovë për të nxitur e provokuar, fyer e odenduar shtetin e Kosovës.”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka thënë se është mirë që sot Komisioni Parlamentar për Siguri vendosi t’i kërkojë informatë me shkrim ministrit të Punëve të Brendshme rreth kësaj vizite.

“Si anëtar i këtij Komisioni, besoj që saktësia në këtë informim duhet të jetë e plotë! Llogaridhënia e qeverisë është e domosdoshme!”, ka thënë ai. /Klankosova.tv