Kërkohet bashkëpunim për lokalizimin e një të dyshuari për vjedhje në Prishtinë

Kërkohet bashkëpunim për lokalizimin e një të dyshuari për vjedhje në Prishtinë

Written by

in

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente ka kërkuar ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në lokalizimin e personit Fidan Kamisholli.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje e rëndë”, në Prishtinë .

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë lokalizimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/