Mungesë e madhe për Kosovën, Lumbardh Dellova lirohet nga grumbullimi

Mungesë e madhe për Kosovën, Lumbardh Dellova lirohet nga grumbullimi

Written by

in

Mungesë e madhe për Kosovën, Lumbardh Dellova lirohet nga grumbullimi

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova është liruar nga grumbullimi për dy ndeshjet e nëntorit ndaj Izraelit dhe Irandës.

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se qendërmbrojtësi Dellova është liruar sot nga grumbullimi.

“Pavarësisht dëshirës së madhe të lojtarit për të qenë në dispozicion të ekipit, ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar se ai nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë ekipin në dy ndeshjet e radhës kundër Izraelit dhe Irlandës, në kuadër të Ligës së Kombeve. Lumbardhit i urojmë rikuperim sa më të shpejtë dhe rikthim sa më parë në fushën e gjelbër!”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Klankosova.tv