Pesë raste të dhunës në familje në 24 orë

Pesë raste të dhunës në familje në 24 orë

Written by

in

Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje, kanosjes dhe ngacmimit në raportin 24-orësh, të regjistruara në Prishtinë, Graçanicë, Gjakovë dhe Leposaviq.

Në Graçanicë, një grua ka raportuar në polici se kishte pranuar vazhdimisht mesazhe me përmbajtje kërcënuese dhe ngacmuese nga një person me të cilin kishte bashkëjetuar. I dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pas konsultimit me prokurorin.

Në Prishtinë, një person është arrestuar nën dyshimin se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj nënës dhe motrës së tij. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për 24 orë.

Një rast tjetër në Prishtinë është raportuar në orën 20:05, ku një person dyshohet se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Edhe ky rast është iniciuar dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Po ashtu, në Prishtinë, në orën 22:10, është raportuar se një e mitur kishte përjetuar dhunë psikike nga prindërit e saj. Me urdhër të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Gjakovë, dy vëllezër janë arrestuar pasi dyshohet se janë përleshur fizikisht mes vete. Sipas policisë, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dy janë dërguar në mbajtje.

Një rast tjetër i dhunës në familje është raportuar në Leposaviq, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj.

Si pasojë e sulmit, ajo ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, bashkëshorti është dërguar në mbajtje, ndërsa vjehrri është liruar në procedurë të rregullt.

Burimi: Dukagjini