
Nëse saktësia në kohë do t’u matej, progres nuk do të shënonin hiç.
As diskutimi për përparimin a ngecjet e vendit, nuk i mblodhi deputetët në orën që e caktuan.
Veç pak prej tyre qenë në sallë më herët, e pritën tjerët deri erdhën për ta nisur debatin. Raporti i Komisionit Evropian, sipas partive opozitare, i gjeti shumë dobësi Kosovës.
Kjo u mohua nga pushteti, që thanë të kenë pasur suksese per çka morën reagime.
Shumicës iu kërkua të mos bëjnë mbrojtje, por të nisin veprime.
Vetëvendosjes iu kujtuan edhe masat ndëshkuese.
Krejt këto i arsyetoi kryediplomati që ndau fajësinë.
Pos nga opozita, këtij një kritikë i erdhi edhe nga bashkëpartiakja, veç për të kaluarën.
Këtyre e tjerëve, deputetja dikur presidente, ju tha se krahasimi me tjerët është për marre, teksa kritikikoi për këto gjetje e disa tjera nga auditori.
Madje, bëri edhe akuza pushtetit.
Përplasje pati edhe mes deputetëve tjerë nga LDK-ja e VV-ja.
Perplasjet lidhur me gjetjet e Raportit te Progresit e jo vetem vazhduan edhe në orët e vona të pasdites të së mërkurës.