Përleshje në Barcelonë, mijëra njerëz i bashkohen grevës së përgjithshme në Spanjë

Përleshje në Barcelonë, mijëra njerëz i bashkohen grevës së përgjithshme në Spanjë

Written by

in

Përleshje në Barcelonë, mijëra njerëz i bashkohen grevës së përgjithshme në Spanjë

Përleshje të mëdha kanë shpërthyer midis grupeve të protestuesve dhe policisë në Barcelonë, pasi dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në grevën e parë të përgjithshme në Spanjë në 14 vitet e fundit.

Greva u thirr nga sindikatat kryesore të vendit për shkak të çështjeve të strehimit dhe kostos së lartë të jetesës.

Rreth 120,000 njerëz iu bashkuan një demonstrate në kryeqytetin Madrid, ndërsa më shumë se 50,000 dolën në Barcelonë.

Nga pamjet shihen persona të maskuar duke u vënë zjarrin koshave të mbeturinave dhe duke thyer vitrinat e dyqaneve, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Transporti dhe shërbimet e tjera publike në mbarë Spanjën kanë pësuar ndërprerje të rënda.

Spanjollët pritet të votojnë në zgjedhjet parlamentare më 29 nëntor.

Të mërkurën në mbrëmje, në qendër të Barcelonës kishte një prani të shtuar të policisë, me efektivë të pajisur me helmeta dhe mburoja kundër trazirave.

Disa nga incidentet ndodhën në “Passeig de Gràcia”, pranë sheshit ikonik “Plaça de Catalunya” në qendër të qytetit.

Zjarre të vogla digjeshin në mes të rrugëve ku ndodhën trazirat, derisa mediat vendase raportuan se një grup personash hodhën fishekzjarrë në drejtim të policisë dhe plaçkitën dyqane.