
Bashkimi Evropian po përgatit paketën e 22-të të sanksioneve kundër Rusisë, si dhe një plan për mbulimin e nevojave financiare të Ukrainës gjatë vitit 2027.
Këtë e ka bërë të ditur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një deklaratë për gazetarët, në fillim të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Dublin.
Ajo njoftoi se të dy propozimet do të paraqiten përpara mbledhjes së ardhshme të Këshillit Evropian.
“Ne do të vijmë me paketën e sanksioneve dhe propozimin për nevojat financiare përpara Këshillit të ardhshëm Evropian”, deklaroi Von der Leyen.
Kryetarja e Komisionit Evropian gjithashtu përshëndeti bisedimet e paqes që po zhvillohen në Abu Dhabi, si dhe përfaqësimin e vendeve evropiane në to, me qëllim të mbrojtjes së interesave të bllokut.
“Ne do të mbështesim Ukrainën, qoftë në kohë lufte apo në kohë paqeje”, theksoi ajo.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali