Lejla: Nuk shkova në Big për famë, jom dhez me u rikthy në muzikë (VIDEO)

Lejla: Nuk shkova në Big për famë, jom dhez me u rikthy në muzikë (VIDEO)

Written by

in

Lejla: Nuk shkova në Big për famë, jom dhez me u rikthy në muzikë (VIDEO)

Lejla, vajza shqiptare nga diaspora, që u bë virale pasi u fut në një Prime të Big Brother VIP Kosova, për t’u sqaruar me banoren Jona, ka folur për herë të parë për natën që shkaktoi shumë tensione.

Në emisionin ‘Kosova Today’ në Klan Kosova, Lejla tregoi pse vendosi që për problemin e para shumë viteve të shkojë në BBVK dhe të kërkojë zgjidhje tek tash.

“Unë nuk kom hy në Big Brother për me marrë famë. Fatjona u prezantu aty si feministe. Na me Fatjonën nuk kemi pasë kurrë shoqni. E mora guximin me fol në Big Brother. Unë me Fatjonën nuk i kemi sqaru kurrë këto gjëra. Kur jom kanë në Prime, nuk e kom ofendu. Kom mujtë me i thanë gjithçka, por nuk e kom bo”.

E për muzikën, që e akuzoi Jonën se ishte fajtore pse e kishte lënë, ajo zbuloi se shumë shpejt do të rikthehet me një këngë.

“Qitash jom dhez, me u rikthy në muzikë. Ia pata fillu në moshën 15-vjeçare, në Instagram, duke publikuar cover-a, por më pas e pata ndërprerë. Arsyeja ka qenë, e ka marrë vesh krejt Kosova. Jom kanë viktimë e bullizimit. Ndoshta nuk e kom pasë zanin perfekt, por i kom marrë komentet e këqija dhe e kom hupë vetëbesimin. Nuk është veç Jona fajtore”.

Por kur u pyet për të qenë banore e Big Brother VIP Kosova, kështu u përgjigj ajo.