Në Kuvendin e Kosovës nuk ka pasur kuorum për votimin e rezolutës së propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), lidhur me mungesën e barnave onkologjike dhe gjendjen në sektorin e shëndetësisë.
Në sallë kanë qenë të pranishëm vetëm 48 deputetë, për çka votimi nuk është zhvilluar.
Si rrjedhojë, seanca është ndërprerë për pauzë deri në orën 16:30.
Burimi: Dukagjini
