
Seanca e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë me dy pikat e rendit të ditës, pas një pauze të caktuar deri në orën 16:30.
Pika e 10 është mocioni përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë, e më pas pika e shtuar dje, ajo për Ligjin e Speciales.
Deputetët pritet të votojnë për të njëjtin ligj që presidentja Justina Shiroka Pula ia ktheu për rishqyrtim në tetor.
E nëse të paktën 61 japin votën për, vetoja rrëzohet dhe ligji konsiderohet i shpallur.
Partia Demokratike e Kosovës është zotuar se ndryshimet do të miratohen brenda dy javësh.
Të gjitha detajet i sjellë gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Bellagoshi.