Shkelje të sigurisë në punë, ndalen punimet në Drenas

Shkelje të sigurisë në punë, ndalen punimet në Drenas

Written by

in

Shkelje të sigurisë në punë, ndalen punimet në Drenas

Gjatë inspektimit në një objekt ndërtimi në komunën e Drenasit, inspektorët e Inspektoratit Qendror të Punës kanë evidentuar parregullsi dhe mosrespektim të masave të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Si pasojë e këtyre shkeljeve, Inspektorati tha se është marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

Inspektorati Qendror i Punës u bëri thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë obligimet ligjore për sigurinë dhe shëndetin në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës.

Burimi: Insajderi