Bora përmbys Yllin dhe merr përkohësisht kreun e renditjes

Bora përmbys Yllin dhe merr përkohësisht kreun e renditjes

Written by

in

Bora ka regjistruar një fitore të vlefshme në kampionatin e basketbollit të Kosovës, duke e mposhtur Golden Eagle Yllin me rezultat 81:65 dhe duke marrë përkohësisht pozitën e parë në tabelë.

Përballja nisi më mirë për mysafirët nga Suhareka, të cilët krijuan epërsi në çerekun e parë (16:23). Bora u kundërpërgjigj në periudhën e dytë (18:12), por Ylli arriti ta mbyllte pjesën e parë në avantazh prej një pike, 35:34.

Pas pushimit, prishtinasit ndryshuan ritmin e lojës dhe morën kontrollin e plotë të parketit. Me një çerek të tretë të fituar 24:17 dhe një të fundit 23:13, Bora e përmbysi rezultatin dhe siguroi një fitore bindëse me 16 pikë diferencë.

Jamari Wheeler udhëhoqi Borën me 20 pikë, ndërsa Laolu Oke realizoi 19 pikë dhe 11 kërcime. Muhamedali Janjeva kontribuoi me 15 pikë, kurse Jon Ismajli pati një rol të rëndësishëm në momentet vendimtare, duke e mbyllur ndeshjen me 10 pikë, tri kërcime dhe një asistim.

Te Golden Eagle Ylli, Davontrey Thomas ishte më efikasi me 18 pikë, ndërsa Connor Withers shtoi 15 pikë.

Me këtë fitore, Bora shkon në shtatë triumfe dhe dy humbje pas nëntë xhirove, duke u pozicionuar përkohësisht në krye të renditjes. Ylli, nga ana tjetër, regjistron pesë fitore dhe katër humbje.

Në xhiron e ardhshme, Bora udhëton te Rahoveci, ndërsa Ylli do të përballet në shtëpi me Sigal Prishtinën./Telegrafi/