Live nga Dublini: Atmosfera dhe përgatitjet para përballjes Irlandë – Kosovë (VIDEO)

Live nga Dublini: Atmosfera dhe përgatitjet para përballjes Irlandë - Kosovë (VIDEO)

Written by

in

Live nga Dublini: Atmosfera dhe përgatitjet para përballjes Irlandë - Kosovë (VIDEO)

Kombëtarja e Kosovës sonte luan ndeshjen më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve, pasi përballë Irlandës kërkon një rezultat që do t’i mundësonte të sigurojë pozitën e dytë në Grupin B3 dhe, rrjedhimisht, të mbetet në Ligën B.

Në një lidhje direkte nga Dublini, gazetari i Klan Kosovës Andi Shabani theksoi se Kosova pritet sonte të përmbyll ciklin e saj në Ligën e Kombeve në përballje me Irlandën, në ora 20:45.

Në ndeshjen e parë ndërmjet këtyre dy përfaqësueseve, të zhvilluar në Prishtinë në shtator, Kosova kishte triumfuar me rezultat 1:0, duke marrë tri pikë të rëndësishme në start të këtij edicioni.

Për Dardanët, sfida e sontme nuk është vetëm një mundësi për të ruajtur pozitën e dytë, por edhe për të dëshmuar se mund të vazhdojnë të jenë konkurrues në Ligën B, ndërsa Irlanda nuk ka tjetër objektiv përveç fitores.

Ndeshja do të zhvillohet në “Aviva Stadium” , raporton gazetari Andi Shabani./Klankosova.tv

Detajet mund t’i gjeni në videon e mëposhtme: