Aksident i rëndë në Istog, lëndohen katër persona

Aksident i rëndë në Istog, lëndohen katër persona

Written by

in

Aksident i rëndë në Istog, lëndohen katër persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Drogolevc të Komunës së Istogut, ku si pasojë e përplasjes mes dy kamionetave kanë mbetur të lënduar katër persona.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 08:50.

“Sot rreth orës 08:50, jemi njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Drogolevc-Istog. Në këtë aksident ishin të përfshira dy kamioneta dhe si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, deklaroi Rugova për Sinjalin.

Sipas tij, të lënduarit janë dërguar menjëherë me autoambulancë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë për të marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është duke u hetuar nga Njësiti i Komunikacionit Rrugor për të zbardhur shkaqet që çuan deri te ky aksident.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali