Besnik Salihu dënohet me 24 vjet burgim për vrasjen në Dumnicë, Ilaz Salihu lirohet

Besnik Salihu dënohet me 24 vjet burgim për vrasjen në Dumnicë, Ilaz Salihu lirohet

Written by

in

Vendimi është marrë në rigjykimin e këtij rasti, pas anulimit të aktgjykimit të parë nga Gjykata e Apelit më 23 qershor.

Në gjykimin e parë, Besnik Salihu ishte dënuar me 25 vjet burgim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Ndërkaq, Ilaz Salihu ishte liruar nga akuza.

Sipas aktakuzës, ngjarja kishte ndodhur më 26 mars 2023, pas një mosmarrëveshjeje në Dumnicë të Epërme. Prokuroria pretendon se Besnik Salihu iu afrua viktimës dhe e qëlloi dy herë me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vendin e ngjarjes.

Ndërsa Ilaz Salihu akuzohej se i kishte premtuar të vëllait se do t’i ndihmonte në fshehjen e provave pas kryerjes së veprës.

Gjatë fjalës përfundimtare, mbrojtja e Ilaz Salihut kërkoi lirimin e tij, duke argumentuar se nuk ishte provuar përfshirja e tij në këtë vepër penale.

Me aktgjykimin e ri, Besnik Salihu u dënua me 24 vjet burgim, ndërsa Ilaz Salihu u lirua sërish nga akuza.

Burimi: RTKLive