
Roma nuk shkoi më shumë se një barazim 0:0 në udhëtim ndaj Comos, në një ndeshje me raste të shumta nga të dyja skuadrat.
“Verdhekuqtë” patën dy mundësi të shkëlqyera në fillim me Donyell Malen dhe Lorenzo Pellegrinin, ky i fundit goditi shtyllën. Në anën tjetër, Nico Paz pati dy raste të mira për Comon, por pa arritur të shënonte.
Ndeshja ndryshoi në minutën e 54-të, kur Roma mbeti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Donyell Malenit. Nga ai moment, skuadra kryeqytetase u përqendrua në mbrojtje për të ruajtur barazimin, transmeton Klankosova.tv
Ky ishte barazimi i parë pa gola në Serie A pas 54 ndeshjesh, si dhe 0-0 i parë mes Comos dhe Romës që nga viti 1987.
Roma shkon në kuotën e 14 pikëve dhe renditet e dyta pas Interit, ndërsa Como ka 11 pikë, po aq sa Milani, që ka një ndeshje më pak.
Në xhiron e ardhshme, Roma pret Genoan, kurse Como përballet me Fiorentinën në transfertë.