
Edison Pula, i dyshuar si drejtues i grupit kriminal shqiptar “Nikla”, është paraqitur të martën para gjykatës në Reims të Francës, nën masa të rrepta sigurie.
Sipas raportimeve të mediave franceze, Pula dyshohet për përfshirje në rreth 50 grabitje të banesave luksoze në Francë dhe Belgjikë. Në shënjestër të grupit dyshohet se kanë qenë biznesmenë, futbollistë, këngëtarë dhe persona të njohur.
Dëmi ekonomik nga këto grabitje vlerësohet të kalojë një milion euro.
Sipas TCH, për shoqërimin e të paraburgosurit shqiptar në gjykatë është zhvilluar një operacion i posaçëm sigurie, ku janë angazhuar forcat speciale të administratës penitenciare franceze, të njohura si ERIS.
Pula ishte arratisur në vitin 2022 nga burgu i Trevisos në Itali, ndërsa ishte arrestuar në Luksemburg në janar të vitit 2025.
Paraqitja e tij para gjykatës më 17 nëntor 2026 kishte të bënte me shqyrtimin e kërkesës për vazhdimin e masës së paraburgimit.
Edison Pula dyshohet se ka drejtuar grupin kriminal “Nikla”, ndërsa akuzat ndaj tij lidhen me një seri grabitjesh në disa vende evropiane.