
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, do të vazhdojë të qëndrojë edhe sot në Kosovë.
Ai sërish në ditën e dytë do të vizitojë familjen e tij në lagjen Velania të Prishtinës.
Vizita në Kosovë, atij i është mundësuar nga Gjykata Speciale për arsye të forta humanitare, për shkak të gjendjes shëndetësore të gruas së tij.
Gjatë së enjtes, EULEX-i e ka shoqëruar atë për te shtëpia e tij, duke bllokuar rrugën nga objekti i misionit evropian në Fushë Kosovë.
Me veturat policore dhe nën masa të rrepta sigurie, ai është dërguar për te shtëpia e tij. /Klankosova.tv