Flick befason te Barcelona, fton në stërvitje talentin 16-vjeçar para ndeshjes me Villarrealin

Flick befason te Barcelona, fton në stërvitje talentin 16-vjeçar para ndeshjes me Villarrealin

Written by

in

Flick befason te Barcelona, fton në stërvitje talentin 16-vjeçar para ndeshjes me Villarrealin

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka ftuar talentin 16-vjeçar, Mikael Baza, që të marrë pjesë në stërvitjen e ekipit të parë të shtunën, në prag të ndeshjes kundër Villarrealit.

Qendërmbrojtësi i ri do t’i bashkohet skuadrës katalanase në seancën stërvitore, në një kohë kur Andreas Christensen pritet të jetë i padisponueshëm për këtë përballje, transmeton IndeksOnline.

Baza, i cili është kushëri i Jonathan Tahut, iu bashkua Barcelonës gjatë afatit kalimtar të verës, pasi u transferua nga Hamburgu. Në afrimin e tij te klubi katalanas kishte ndikuar edhe vetë Flicku, i cili kishte ndihmuar në realizimin e këtij transferimi.

Ftesa për t’u stërvitur me ekipin e parë përbën një mundësi të rëndësishme për 16-vjeçarin, i cili tashmë po tërheq vëmendjen e stafit teknik të Barcelonës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali