Balla poston videon e Jakup Krasniqit: Shqipëria dhe Kosova i duan në shtëpi komandantët e lirisë

Balla poston videon e Jakup Krasniqit: Shqipëria dhe Kosova i duan në shtëpi komandantët e lirisë

Written by

in

Balla poston videon e Jakup Krasniqit: Shqipëria dhe Kosova i duan në shtëpi komandantët e lirisë

Shefi i deputetëve socialistë në Parlamentin shqiptar, Taulant Balla, ka shpërndarë pamjet e sotme të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, teksa përshëndeste nga distanca familjarët e tij në Prishtinë.

Në një reagim të tijin në Facebook, Balla tha se shqiptarët i duan komandantët e lirës në shtëpi.

“Shqipëria dhe Kosova i duan në shtëpi komandantët e lirisë”, shkroi ai mbi videon e publikuar.

Krasniqi përfundon sot vizitën e tij katër-ditore, e cila iu mundësua nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për shkaqe humanitare.

Vizita e tij ka të bëjë me gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdijes.

Ish-zëdhënësi i UÇK-së nuk është lejuar të takojë askënd jashtë rrethit të ngushtë të familjes së tij. Madje as vëllain e tij, Dautin, i cili gjatë ditës së djeshme është parë teksa sorollatej rreth shtëpisë së vëllait të tij, duke mos u lejuar nga forcat e EULEX-it të afrohej te shtëpia e Jakupit.

E në pamjet e sotme pas arritjes së Krasniqit te shtëpia e tij në Velani, ai ka përshëndetur me dorë nga distanca familjarët e tij që kishin dalë në ballkonin e shtëpisë së tyre aty afër.

Jakup Krasniqi, sipas informacioneve të Klan Kosova, do të largohet sot rreth orës 12:00 nga shtëpia e tij, për të vazhduar më pastaj drejt Aeroportit të Prishtinës, nga ku do të kthehet në Hagë përmes një fluturimi special. /Klankosova.tv