
Këtyre ditëve në media u raportua se togeri Suad Murati, është avancuar në pozitën në Policinë e Kosovës.
Sipas këtyre raportimeve, ai tani do ta udhëheq Njësinë për Hetimin e Krimit të Organizuar.
Ndryshimin e pozitës së tij, Murati e konfirmoi vet për Sinjalin, por pa dhënë detaje se cilin sektor do ta udhëheq.
“E konfirmoj se, në kuadër të lëvizjeve dhe ndryshimeve të pozitave që janë duke u bërë në Policinë e Kosovës, edhe tek unë ka pasur ndryshim të pozitës”, ka deklaruar ai.
Gjatë dy vjetëve të kaluar, ai kishte pasur pozitën e udhëheqësit në sektorin Rajonal të Hetimeve të Policisë në Gjilan.
Sinjali ka dërguar pyetje për të marrë përgjigje zyrtare lidhur me këtë lëvizje brenda PK-së, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka pranuar ndonjë informacion.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali