Arabia Saudite e “kërcënon” Evropën, i synon deri në 14 të huaj për skuadër

Arabia Saudite e “kërcënon” Evropën, i synon deri në 14 të huaj për skuadër

Written by

in

Arabia Saudite e “kërcënon” Evropën, i synon deri në 14 të huaj për skuadër

Arabia Saudite po e përgatit një tjetër lëvizje të madhe për ta fuqizuar kampionatin e saj dhe për të tërhequr edhe më shumë futbollistë nga Evropa.

Propozimi i ri parasheh rritjen e kuotës së lojtarëve të huaj nga 10 në 14 për çdo skuadër.

Plani, i cili ende është në shqyrtim, mund të zbatohet nga vera e vitit 2027.

Mediat evropiane e shohin këtë si një kërcënim të ri për klubet e kontinentit, pasi fuqia financiare e klubeve saudite mund t’i bindë edhe futbollistët që aktualisht janë pjesë e elitës evropiane.

Që nga vala e madhe e transferimeve në vitin 2023, Arabia Saudite ka tërhequr emra të njohur si Cristiano Ronaldo, Neymar dhe Karim Benzema.

Strategjia tashmë mund të zgjerohet edhe drejt futbollistëve më të rinj dhe talenteve me perspektivë.

Megjithatë, një rritje e tillë mund të shkaktojë debat edhe brenda futbollit saudit, pasi numri më i madh i të huajve do të nënkuptonte më pak mundësi për lojtarët vendas. 

Burimi: Insajderi