FSK-ja nuk siguron transport për rreth 25 kadetë të rinj që udhëtojnë drejt kazermës në Gjakovë

FSK-ja nuk siguron transport për rreth 25 kadetë të rinj që udhëtojnë drejt kazermës në Gjakovë

Written by

in

FSK-ja nuk siguron transport për rreth 25 kadetë të rinj që udhëtojnë drejt kazermës në Gjakovë

Rreth 25 kadetë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës po përballen me vështirësi për të siguruar transportin nga Prishtina, Fushë Kosova dhe Sllatina drejt kazermës në Gjakovë, ku duhet të paraqiten për të vazhduar angazhimin e tyre ditore.

Një shqetësim lidhur me mungesën e transportit për kadetët e rinj të FSK-së i është adresuar redaksisë së Insajderit.

Sipas informatave që kanë arritur në redaksi, bëhet fjalë për rreth 25 kadetë, të cilët vijnë nga Prishtina, Fushë Kosova dhe Sllatina dhe të cilët duhet të udhëtojnë drejt kazermës në Gjakovë, çdo ditë.

Shqetësimi i ngritur lidhet me faktin se, sipas informacioneve të pranuara nga Insajderi, nuk është siguruar transporti për këta kadetë, duke ua vështirësuar udhëtimin drejt vendit ku duhet të paraqiten.

Për të marrë një qëndrim zyrtar lidhur me këtë çështje, Insajderi i ka dërguar pyetje Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke kërkuar sqarime nëse është në dijeni për këtë problem, pse nuk është organizuar transporti dhe nëse planifikohet të gjendet një zgjidhje për kadetët.

Megjithatë, pavarësisht se ka kaluar një javë nga dërgimi i pyetjeve, deri në publikimin e këtij artikulli FSK-ja nuk i është përgjigjur interesimit të Insajderit.

Sipas Rregullores së Ministrisë së Mbrojtjes për ushqimin, transportin dhe akomodimin në FSK, institucioni parasheh ofrimin e transportit për pjesëtarët që caktohen në trajnime brenda Kosovës, nga vendi i shërbimit deri në lokacionin ku zhvillohet trajnimi dhe anasjelltas.

Burimi: Insajderi