Publikoi fotografi me armë në rrjete sociale dhe kërcënoi policët, arrestohet një person

Publikoi fotografi me armë në rrjete sociale dhe kërcënoi policët, arrestohet një person

Written by

in

Publikoi fotografi me armë në rrjete sociale dhe kërcënoi policët, arrestohet një person

Një person është arrestuar në Mitrovicën e Jugut, pasi ishte identifikuar në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqej me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur më 25 nëntor, rreth orës 09:15, në rrugën “Shaban Polluzha”.

Sipas raportit policor, gjatë kontrollit nga i dyshuari është sekuestruar një armë automatike e tipit AK-47, së bashku me një karikator pa fishekë.

Gjatë trajtimit të rastit, i dyshuari dyshohet se ka kanosur zyrtarët policorë.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.