Vera von Lehndorff, e njohur botërisht si Veruschka dhe një nga figurat më ikonike të modës së viteve ’60, ka ndërruar jetë të martën në Berlin, në moshën 87-vjeçare.
Lajmi për vdekjen e saj u konfirmua nga familja, ndërsa shkaku nuk është bërë i ditur.
E lindur më 14 maj 1939 në Prusinë Lindore, Veruschka pati një fëmijëri të vështirë, të shënuar nga Lufta e Dytë Botërore.
Veruschka
Babai i saj u ekzekutua pas përfshirjes në komplotin e dështuar kundër Adolf Hitlerit në vitin 1944, teksa nëna përfundoi në burg.
Karrierën si modele e nisi në Itali, ku u zbulua nga fotografi Ugo Mulas.
Ajo u bë një nga modelet më të kërkuara dhe më të paguara në botë, duke bashkëpunuar me emra të njohur të fotografisë dhe modës si Richard Avedon, Irving Penn, Helmut Newton, Yves Saint Laurent dhe Karl Lagerfeld.
Fama e saj u rrit edhe më shumë pas paraqitjes në filmin “Blow-Up” të regjisorit Michelangelo Antonioni.
Veruschka
Veruschka u shfaq në kopertinat e revistave prestigjioze, përfshirë Vogue dhe Time, dhe u konsiderua një nga ikonat që përcaktuan modën e viteve ’60.
Edhe në moshë të shtyrë vazhdoi të ishte e pranishme në botën e modës.
Veruschka
Në vitin 2018, në moshën 78-vjeçare, u bë imazh i një koleksioni të markës suedeze Acne Studios. /Telegrafi/
Veruschka