Mbytet anija që mbante 7 mijë tonë naftë, humb jetën një marinar

Mbytet anija që mbante 7 mijë tonë naftë, humb jetën një marinar

Written by

in

Mbytet anija që mbante 7 mijë tonë naftë, humb jetën një marinar

Një marinar ka humbur jetën pasi një anije mallrash, që transportonte rreth 7 mijë tonë naftë, u mbyt në orët e para të së enjtes në ujërat në veri të ishullit Ibiza, në Spanjë.

Sipas mediave te huaja, në bord ndodheshin 17 pjesëtarë të ekuipazhit. 16 prej tyre arritën të shpëtoheshin, ndërsa një marinar u dërgua në spitalin Can Misses, ku më vonë ndërroi jetë.

Anija, e identifikuar me emrin “Med Emre”, u mbyt rreth 25 deri në 30 milje detare në veri të Ibizës. Sipas autoriteteve, sinjalizimi për incidentin mbërriti rreth orës 01:20, pasi në anije ishte konstatuar një çarje që përfundimisht shkaktoi fundosjen e saj.

Në operacionin e shpëtimit u angazhuan shërbimet detare dhe ajrore të emergjencës së Spanjës, me mbështetjen edhe të disa anijeve që ndodheshin në zonë.

Pas fundosjes, autoritetet aktivizuan planet e emergjencës për shkak të rrezikut të ndotjes së detit nga karburanti që transportonte anija.

Qeveria e Ishujve Balearikë aktivizoi Planin Territorial të Mbrojtjes Civile, ndërsa u vu në zbatim edhe Plani Kombëtar për Ndotjen Detare në nivelin 2.

Shqetësimi kryesor mbetet mundësia e rrjedhjes së naftës në det dhe pasojat që kjo mund të ketë për mjedisin detar. Autoritetet po monitorojnë situatën dhe po vlerësojnë përmasat e mundshme të ndotjes, ndërsa ende nuk dihet nëse do të nevojiten masa të tjera emergjente.

Burimi: Insajderi