Nga karriera si futbollist te sukseset si trajner – Besart Cecelia, mysafir në “Arena e Yjeve”

Nga karriera si futbollist te sukseset si trajner – Besart Cecelia, mysafir në “Arena e Yjeve”

Written by

in

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir është Besart Cecelia, ish-futbollisti i njohur kosovar, i cili pas përfundimit të karrierës si lojtar vendosi të vazhdojë rrugëtimin në futboll si trajner.

Cecelia rikthen kujtimet nga fillimet e karrierës te KF Vushtrria dhe Minatori ’89, si dhe rrëfen përvojat e tij në futbollin turk, ku luajti për Mudurnun dhe Bolusporin. Ai flet edhe për periudhat te Flamurtari, Drita, Gjilani, Zrinjski, Liria e Prizrenit dhe Trepça, duke ndarë momentet dhe përjetimet më të veçanta nga karriera e tij si futbollist.

Një pjesë e rëndësishme e bisedës i kushtohet kalimit nga futbollisti në trajner, një hap që e vazhdoi fillimisht përmes punës me grupmoshat e reja te Vushtrria, El Clasico, FC Elite dhe Trepça ’89, për të vazhduar më pas me ekipet e seniorëve, KF Arbëria dhe Vllaznia e Pozheranit.

Cecelia ndalet edhe te një prej kapitujve më të veçantë të karrierës së tij si trajner, suksesi me ekipin e femrave Mitrovica, ku arriti të fitonte titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës.

Ai rrëfen për rrugën drejt këtyre trofeve, sfidat e ndërtimit të një skuadre fituese dhe nevojën për zhvillimin e mëtejshëm të futbollit të femrave në Kosovë.

Në këtë episode trajtohen edhe përvojat e tij në futbollin shqiptar, ku punoi me Vorën U19 dhe Basanian, si dhe dallimet që ka vërejtur mes futbollit kosovar dhe atij shqiptar në aspektin e organizimit, infrastrukturës dhe punës me talentet e reja.

Përmes rrëfimeve nga karriera si futbollist dhe përvojave të shumta si trajner, Besart Cecelia ndan kujtimet, sfidat, mësimet dhe ambiciet për të ardhmen në futboll.

Episodin e plotë të “Arena e Yjeve” mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com