Atletico Madrid barazon rekordin, Simeone ëndërron titullin!

Atletico Madrid barazon rekordin, Simeone ëndërron titullin!

Written by

in

Atletico Madrid barazon rekordin, Simeone ëndërron titullin!

Atletico Madrid po kalon një formë fantastike në ndeshjet jashtë fushës.

Skuadra e Diego Simeones mposhti Elchen në udhëtim dhe regjistroi fitoren e gjashtë radhazi si mysafire, duke barazuar rekordin e vet historik.

Sipas të dhënave të publikuara nga MisterChip, Atletico ka barazuar serinë e vitit 2013, kur gjithashtu kishte regjistruar gjashtë fitore radhazi në transfertë.

Kjo ecuri e ka rikthyer skuadrën madrilene në garën për titullin e La Ligas. Tani sfida e radhës është shumë më e vështirë, pasi Atletico do të përballet me Barcelonën në Camp Nou.

Një fitore ndaj katalanasve do t’i mundësonte Simeones të vendoste rekord të ri dhe të forconte kandidaturën për titullin./Klankosova.tv.