Shqipëri: Mosmarrëveshje mes burrit dhe gruas, 39-vjeçarja përfundon në spital

Shqipëri: Mosmarrëveshje mes burrit dhe gruas, 39-vjeçarja përfundon në spital

Written by

in

Shqipëri: Mosmarrëveshje mes burrit dhe gruas, 39-vjeçarja përfundon në spital

Një 39-vjeçare është goditur me mjet prerës nga bashkëshorti i saj, pas një konflikti mes tyre në Divjakë të Shqipërisë.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, kur 45-vjeçari dyshohet se e ka goditur bashkëshorten e tij, 39-vjeçe, me mjet prerës.

E plagosura është transportuar për ndihmë mjekësore të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar të dyshuarin mashkull në ambientet e Komisariatit të Policisë në Divjakë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.