
Sabah Kerjota po kalon një formë shumë të mirë, duke dëshmuar edhe një herë cilësitë e tij në fushën e lojës.
Pas eurogolit të realizuar në Conference League, sulmuesi shqiptar këtë herë u bë protagonist me një asistim të bukur. Kerjota depërtoi në zonë dhe, në vend që të tentonte vetë portën, dhuroi një pasim të saktë për Kaboren, i cili me portën e boshatisur e dërgoi topin në rrjetë.
https://t.co/QmBKddXKO7
— Follow for more clips @TalkFootX (@williejack_1) November 29, 2026
Një vendim altruist nga 25-vjeçari, i cili regjistroi asistin e gjashtë këtë sezon, ndërsa deri më tani ka realizuar edhe katër gola.
Kerjota mbetet një nga emrat që po kërkon të bindë për një vend në Kombëtaren shqiptare. Edhe pse nuk arriti të debutojë në ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, sulmuesi vazhdon të punojë me shpresën se shumë shpejt do t’i jepet mundësia të veshë fanellën kuqezi./Indeksonline/
Burimi: Insajderi