Mbeturinat mbulojnë rrugët e Prizrenit

Mbeturinat mbulojnë rrugët e Prizrenit

Written by

in

Mbeturinat mbulojnë rrugët e Prizrenit

Mbeturinat po shkaktojnë shqetësim në disa pjesë të Prizrenit, ku është vërejtur gjendje jo e mirë e pastërtisë në rrugën Edith Durham dhe në atë Bazhdarhane.

Pamjet nga këto lokacione ngrenë shqetësime për menaxhimin e mbeturinave dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike. Mbeturinat janë grumbulluar pranë kontejnerëve, në trotuare dhe në hapësira të tjera publike, ndërsa qytetarët po përballen me kundërmim dhe shqetësime për higjienën.

Në vend të rrugëve të pastra, disa hapësira të qytetit po marrin pamjen e deponive të hapura, duke e bërë edhe më të dukshëm problemin e menaxhimit të mbeturinave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mbeturinat mbulojnë rrugët e Prizrenit appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali