
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar për ndërprerje të furnizimit me ujë në Suharekë dhe disa fshatra përreth, si pasojë e ndërprerjeve të energjisë elektrike në stacionin e pompave “Pusi i Atit”.
Sipas njoftimit në Facebook, ndërprerja do të zgjasë deri në orën 15:00 dhe do të përfshijë qytetin e Suharekës dhe fshatrat Gelancë, Gjinoc, Leshan, Tërrnje, Nepërbisht dhe Shirokë.
“Furnizimi me ujë pritet të rikthehet pas normalizimit të energjisë elektrike”, thotë KRU “Hidroregjioni Jugor”./Klankosova.tv