AKK kërkon nga Qeveria zbatimin e rekomandimeve të BE-së: Të mbrohen investimet dhe autonomia komunale

AKK kërkon nga Qeveria zbatimin e rekomandimeve të BE-së: Të mbrohen investimet dhe autonomia komunale

Written by

in

AKK kërkon nga Qeveria zbatimin e rekomandimeve të BE-së: Të mbrohen investimet dhe autonomia komunale

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka kërkuar nga Qeveria që rekomandimet e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 të kthehen në veprime konkrete, me fokus në financimin dhe respektimin e autonomisë së komunave.

Në një reagim, AKK-ja ka thënë se raporti i Komisionit Evropian përforcon shqetësimet e saj lidhur me financimin, pronën dhe kompetencat komunale.

Sipas AKK-së, raporti evidenton se ridrejtimi i mjeteve të destinuara për investime kapitale në shpenzime rrjedhëse për arsim dhe shëndetësi dëmton projektet lokale dhe cenon autonominë financiare të komunave.

Në këtë drejtim, Asociacioni ka përsëritur kërkesën që Qeveria t’i mbulojë detyrimet që rrjedhin nga kontratat kolektive, si dhe të krijojë grantin e katërt për investime kapitale.

Po ashtu, AKK-ja ka theksuar se Komisioni Evropian rekomandon krijimin e një granti specifik për shërbimet sociale, kërkesë të cilën ky asociacion e ka adresuar vazhdimisht për të siguruar financim të qëndrueshëm për këto shërbime.

Shqetësim tjetër, sipas AKK-së, mbetet centralizimi i menaxhimit të pronës publike dhe mungesa e koordinimit të rregullt ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal.

Për këtë arsye, AKK-ja kërkon nga Qeveria mbrojtjen e investimeve kapitale, financim të qëndrueshëm për komunat dhe respektimin e pronës dhe kompetencave të tyre.

Burimi: Insajderi