
Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture dyshohet se ka ndodhur në lagjen Aktash të Prishtinës.
Sipas pamjeve dhe informatave që kanë dërguar lexuesit e Klankosova.tv, aksidenti thuhet të ketë ndodhur para pak minutash, ndërsa deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar nga Policia e Kosovës për rastin.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, teksa Klankosova.tv ka kërkuar informacione nga organet e rendit.