Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës

Written by

in

Policia e Kosovës ka arrestuar Albert Sylajn, i dyshuar për përfshirje në rastin e vrasjes së rëndë që ndodhi më 25 tetor në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi u realizua sonte rreth orës 23:40 në Deçan, pas angazhimeve intensive operative e hetimore dhe bashkëpunimit me qytetarët.

I dyshuari ishte në kërkim nga organet e rendit në lidhje me këtë rast. Policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e dhënë në lokalizimin e tij.

Ndërkohë, autoritetet kanë bërë të ditur se veprimet e mëtejshme procedurale do të ndërmerren në koordinim me organet kompetente të drejtësisë, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit.

Deri në një vendim përfundimtar të gjykatës, personi i dyshuar prezumohet i pafajshëm, në përputhje me parimin e prezumimit të pafajësisë.

 

Arrestohet Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar nga njësitë policore, pas lokalizimit të tij.

Raportohet se arrestimi është realizuar pas rezistencës dhe një takimi me familjarët. Në operacionin për kapjen e tij kanë marrë pjesë njësi të shumta policore, përfshirë njësitin special FIT.

Sylaj dyshohet për vrasjen e kunatës së tij, Arlinda Zekaj.

Rasti ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik, si dhe thirrje për përgjegjësi institucionale dhe trajtim të rasteve të dhunës me seriozitetin e duhur.

Ndërkohë, detajet e plota lidhur me operacionin policor dhe rrethanat e arrestimit pritet të bëhen të ditura nga autoritetet përkatëse.

Burimi: RTKLive